Ditën e enjte, më datë 10.12.2015, ne ambientet e Hotel Tirana, Drejtoria e Tregut të Brendshëm në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit organizoi një tryezë informuese në lidhje me prezantimin e rezultateve të anketimit të zhvilluar për të drejtat e konsumatorëve. Kjo fushate u realizua në bashkëpunim me Agjencinë e Mbrojtjes se Konsumatorëve në Bashkinë e Tiranës dhe me mbështetjen e fondacionit SOROS

Në takim morën pjesë përfaqësues nga shoqatat e mbrojtjes e konsumatorëve, përfaqësues nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorëve ne Bashkinë e Tiranës si dhe përfaqësues nga fondacioni SOROS.

Takimi u drejtua nga znj. Klotilda Neziri dhe një fjalë përshëndetëse mbajti znj. Rudina Hoxhaj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

Tryeza pati për qellim prezantimin dhe diskutimin e rezultateve te anketimi bere me maturante te shkollave te mesme ne rrethin e Tiranës si dhe paraqitja e konkluzioneve të përmbledhura në raportin e vlerësimit të situatës aktuale dhe rekomandime.

Përmbushja e këtij objektivi u bë i mundur nëpërmjet realizimit të aktiviteteve:

  • Organizimi i anketimeve në 9 shkolla të mesme në rrethin e Tiranës; gjithsej 800 maturante.
  • Hartimi i raportit përfundimtar.
  • Organizimi i tryezës së rrumbullakët për prezantimin e gjetjeve dhe dhënia e rekomandimeve për përmirësimin e gjendjes.

Gjithashtu, në tryezë u shkëmbyen opinione nga pjesëmarrësit mbi përmirësimin e informimit dhe edukimit te konsumatorëve dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm të të gjithë aktoreve që ushtrojnë aktivitetin e tyre ne mbrojtje te konsumatorëve.