Ditën e mërkurë më datë 16.12.2015, Drejtoria e Tregut të Brendshëm në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes organizoi mbledhjen e Këshillit Bashkërendues.
Fjala përshëndetëse u mbajt nga Sekretari i Përgjithshëm i MZHETTS z. Frederik Seiti.
Me pas, anëtarët e këshillit bashkërendues, vijuan me propozimet për përmirësime ne Rregulloren e funksionimit të Këshillit Bashkërendues, prezantimin e Strategjisë së Mbrojtjes së Konsumatorëve, miratuar në shtator 2015 si dhe diskutime, në lidhje me situatën dhe ecurinë e aktiviteteve qe janë te lidhura me mbrojtjen e konsumatorëve, sipas fushave përkatëse institucionale.


